Ndryshime në Policinë e Shtetit, Proda shkarkon disa drejtues në qarqe

Tre ndryshime në nivel drejtuesish në rrethe janë firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në prag të ndërrimit të viteve.

29.12.2025. 15:40

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Proda shkarkon disa drejtues në qarqe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e sotme disa shkarkime nga detyra në strukturat vendore të policisë, me motivacionin “performancë e dobët”.

Nga detyra është shkarkuar Drejtori i Policisë Lezhë, Altin Mena, si edhe zëvendësdrejtori për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka. Ndërkohë, në postin e Drejtorit të DVP Lezhë është komanduar zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit, Kujtim Gjoka.

Me të njëjtin motivacion, Proda ka vendosur shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi, si dhe të Shefit të Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi.

Vendimet janë pjesë e një rishikimi të performancës në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)