Pas pesë ditëve krizë, uji kthehet pjesërisht në Vlorë

Punimet për rregullimin e defektit përfunduan rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte, kohë kur nisi edhe procesi i mbushjes së depove.

30.12.2025. 08:30

Pas pesë ditëve krizë, uji kthehet pjesërisht në Vlorë

Pas pesë ditësh ndërprerje, në qytetin e Vlorës ka nisur rikthimi gradual i furnizimit me ujë të pijshëm. Zgjidhja e problemit u bë e mundur pas ardhjes së pajisjeve teknike të porositura nga Turqia.

Gjatë orëve të natës, një numër i madh punonjësish të Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë u angazhuan në ndërhyrjen për riparimin e tubacionit kryesor, dëmtimi i të cilit kishte shkaktuar mungesën e ujit në qytet. Punimet për rregullimin e defektit përfunduan rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte, kohë kur nisi edhe procesi i mbushjes së depove.

Sipas autoriteteve lokale, për momentin furnizimi me ujë po realizohet me kapacitet të kufizuar, pasi pajisjet e reja të instaluara janë ende në fazë testimi për të garantuar funksionimin e plotë të sistemit.

Aktualisht, ujë po furnizohet në zonën e Lungomares, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit, situata pritet të normalizohet në orët në vijim. Furnizimi me ujë i qytetit pritet të realizohet gradualisht, sapo të përfundojnë verifikimet teknike në terren.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)