Alarmi për rreshje të dëndura në Vlorë, qytetarët paralajmërohen rreth përmbytjeve

Këshilla kryesore është shmangia e parkimit të automjeteve në zonat me risk të lartë, ku mund të krijohen vështirësi të papritura nga përmbytjet apo rrëshqitjet e dheut.

04.01.2026. 13:59

Alarmi për rreshje të dëndura në Vlorë, qytetarët paralajmërohen rreth përmbytjeve

Ujësjellës Kanalizime në Vlorë, bazuar me njoftimet e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, ka paralajmëruar qytetarët për reshje të dendura shiu që pritet të përfshijnë Qarkun e Vlorës ditën e Hënë, më 5 Janar 2026. Në këtë kuadër, autoritetet kanë apeluar për vigjilencë dhe kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve atmosferike.

“Ju lutemi të tregoheni vigjilentë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve,” theksohet në njoftimin e shpërndarë. Një nga këshillat kryesore është shmangia e parkimit të automjeteve në zonat me risk të lartë, ku mund të krijohen vështirësi të papritura nga përmbytjet apo rrëshqitjet e dheut.

Sipas njoftimit, grupet e punës të Ujësjellës Kanalizime do të jenë të angazhuar në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Qytetarët janë të inkurajuar të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat përkatëse për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)