Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë mjekun 53-vjeçar, Julian Habibaj pas akuzave se ka dhunuar kryeinfermieren e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti lidhur me zbatimin e protokollit mjekësor për një paciente të shtruar.
Kryeinfermierja 60-vjeçare, ka kundërshtuar mjekun gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa ky i fundit dyshohet se ka reaguar dhunshëm, duke e kapur prej fyti pas një përplasjeje verbale.
Pas kallëzimit të bërë nga kryeinfermierja, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndërhynë menjëherë dhe arrestuan mjekun. Jualian Habibaj, tashmë akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Burime pranë maternitetit kanë bërë të ditur se mjeku ishte i njohur si problematik në institucion, me rreth 11 masa disiplinore të mëparshme, të cilat i kishte anuluar në gjykatë. Hetimet për rastin vijojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)