Lëkundje tërmeti ndihen në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e së premtes në zonën e Pogradecit.

16.01.2026. 12:09

Lëkundje tërmeti ndihen në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e së premtes në zonën e Pogradecit.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, lëkundjet sizmike kanë ndodhur rreth orës 11:30, me një thellësi fokale prej 5 kilometrash.

Raportimet e qytetarëve në platformën e EMSC bëjnë me dije se tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera, përfshirë Korçën, si dhe në zona përtej kufirit, si Struga dhe Ohri, ndërsa lëkundje të lehta janë raportuar edhe në Elbasan.

Deri më tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)