Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi njofton ndërprerje të përkohshme të furnizimit

Disa zona të Vlorës do të mbesin sërish pa ujë për 10 orë gjatë ditës së sotme, pasi Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve njofton se do të kryejë ndërhyrje në rrjet.

16.01.2026. 13:04

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi njofton ndërprerje të përkohshme të furnizimit

Pajisjet e ardhura me shumë bujë nga Turqia nuk i kanë dhënë një zgjidhje finale problemit me ujin e pijshëm në Vlorë.

Disa zona të qytetit bregdetar do të mbesin sërish pa ujë për 10 orë gjatë ditës së sotme, pasi Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve njofton se do të kryejë ndërhyrje në rrjet.

Në njoftimin për qytetarët sqarohet se do të stakohet Stacioni Nr. 4. për t’i hapur rrugën punimeve në rrjet.

Kujtojmë se kjo ndërprerje vjen vetëm pak kohë pas situatës së rënduar që la Vlorën pa ujë të pijshëm për pothuajse 6 ditë. Situata e shkaktuar nga një avari e rëndë në tubin kryesor që furnizon qytetin me ujë, bëri që banorët e Vlorës të dilnin masivisht në protestë për të kërkuar zgjidhjen e defektit, çka edhe aktivizoi menjëherë institucionet shtetërore.

NJOFTIMI:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e premte, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4.

Për rrjedhojë, pjesa e Vlorës që furnizohet nga depo e qytetit, nuk do të furnizohet me ujë gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht.

Nga stakimi i Stacionit Nr.4, nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, për zonat:

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)