Problematika pa fund, bllokohet sërish aksi i ri Qukës-Qafë Plloçë

Rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar sërish aksin Qukës-Qafë Plloçë. Rruga do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

08.02.2026. 08:05

Problematika pa fund, bllokohet sërish aksi i ri Qukës-Qafë Plloçë

Është bllokuar përsëri brenda pak javësh aksi i ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, duke treguar edhe njëherë se mund të kemi të bëjmë me një situatë të krijuar nga punimet pa standarde.

Sipas të dhënave, reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar sërish rrëshqitje dherash pas pas mesnate dhe për këtë arsye ato kanë përfunduar në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve ftohen që të zgjedhin aksin e vjetër nacional për të udhëtuar drejt Korçës dhe anasjelltas, deri në një njoftim të dytë.

Policia Rrugore është vendosur në hyrje të aksit të ri, të përurua pak muaj më parë dhe po drejton qarkullimin e makinave, ndërkohë që pritet ndërhyrja e kontraktorit për të zgjidhur situatën.

Në fillim të janarit një situatë e ngjashme ndodhi në këtë aks rrugor, i cili u bllokua si pasojë e rrëshqitjes së një masivi malor për disa ditë të tëra.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)