Për shkak të tensioneve në rritje dhe zhvillimeve të paparashikueshme në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm drejt këtij rajoni.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet theksojnë se situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme, veçanërisht në kontekstin e përshkallëzimit të konfliktit që përfshin SHBA, Izraelin dhe Iranin.
Ministria rekomandon që qytetarët të evitojnë udhëtimet turistike deri në një njoftim të dytë dhe të tregojnë kujdes maksimal në çdo lëvizje drejt zonave të prekura.
Ndërkohë, institucionet shqiptare bëjnë të ditur se po ndjekin nga afër situatën dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë e qytetarëve.
Qytetarët këshillohen të ndjekin vazhdimisht udhëzimet zyrtare dhe të tregojnë vigjilencë për të shmangur rreziqet e mundshme gjatë udhëtimeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)