Rrahën pronarin e servisit se nuk u pëlqeu ngjyra e makinës, tre të arrestuar në Korçë

Gjatë konfliktit, pronari i servisit është goditur me sende të forta dhe është plagosur me mjet prerës. Nga ana tjetër, edhe ai është kundërpërgjigjur duke dëmtuar lehtë dy prej personave të përfshirë ë sherr, me një mjet pune.

29.03.2026. 12:43

Rrahën pronarin e servisit se nuk u pëlqeu ngjyra e makinës, tre të arrestuar në Korçë

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me të plagosur dhe tre persona të arrestuar në Korçë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në ambientet e një servisi automjetesh, ku pronari dhe tre persona u përfshinë në një përplasje fizike që degradoi në përdorimin e mjeteve prerëse.

Sipas informacioneve zyrtare, në pranga janë vënë tre persona, të cilët dyshohet se kanë dhunuar pronarin e servisit pas pakënaqësisë për shërbimin e kryer.

Nga hetimet paraprake rezulton se dy prej autorëve kishin çuar automjetin për lyerje në servis, por më pas janë rikthyer duke pretenduar se nuk ishin të kënaqur me rezultatin. Mospagesa për shërbimin dhe debati i mëpasshëm kanë çuar në përshkallëzim të situatës.

Gjatë konfliktit, pronari i servisit është goditur me sende të forta dhe është plagosur me mjet prerës. Nga ana tjetër, edhe ai është kundërpërgjigjur duke dëmtuar lehtë dy prej personave të përfshirë ë sherr, me një mjet pune.

“Nga verifikimet e kryera rezulton se dy shtetasit E. D., dhe E. Th., kanë shkuar me një automjet tek servisi i shtetasit R. Xh., të cilin për motive të dobëta (pakënaqësi për një shërbim të kryer nga pronari i servisit) e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës. Ndërsa shtetasi L. M., është ndodhur rastësisht në servis dhe është përfshirë në konflikt. Gjithashtu edhe 35-vjeçari R. Xh., gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (gërshërë pune) shtetasit E. Th., dhe L. M. Në pranga u vunë E. D., 39 vjeç, banues në Korçë; E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe L. M., 34 vjeç, banues në Korçë”, informon policia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet, si dhe mjetet prerëse të përdorura në ngjarje.

Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe më pas janë larguar drejt banesave, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)