“Zgjidhje të reja për parkimet”, kryeministri Rama inspekton “Lungomare 4” në Vlorë
Sipas kreut të qeverisë, shëtitorja e re pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin bregdetar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e turizmit.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vlorë, ku inspektoi nga afër punimet për projektin “Lungomare 4”, pranë zonës së Plazhit të Vjetër. Gjatë inspektimit, Rama shoqërohej nga kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini, përfaqësues të pushtetit lokal dhe inxhinierë të projektit.
Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e investimit për zhvillimin e qytetit, por ngriti shqetësimin për mungesën e hapësirave të mjaftueshme për parkim. “Kjo Lungomare do të ndihmojë shumë, megjithatë duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime. Duhet bërë një gjë komplet e re për parkimet”, u shpreh kryeministri, duke iu referuar edhe parkimit të planifikuar me rreth 250 vende.
Foto: Edi Rama/Facebook
Sipas Ramës, shëtitorja e re pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin bregdetar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e turizmit. Ai theksoi se interesi për Shqipërinë po rritet jo vetëm nga turistët e huaj, por edhe nga vendasit dhe diaspora, të cilët po shohin gjithnjë e më shumë mundësi për investime dhe blerje pronash.
Projekti “Lungomare 4” është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e hapësirave publike, rritjen e aksesueshmërisë dhe promovimin e turizmit bregdetar. Synimi është krijimi i një ambienti më të sigurt dhe tërheqës për qytetarët dhe vizitorët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Policia e shtetit bën të ditur se u është hequr licenca dy kompanive të sigurisë private, punonjësit e të cilëve morën zvarrë dhe dhunuan një prej protestuesve në tubimin në Porotonovë të Zvërnecit.
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të miratojë ndryshimet në komisione dhe përbërjen e tyre. Seanca përkon pas javës së gjelbër ku deputetët do të flasin për çështje të evidentura nga zgjedhësit
Sipas Institutiti të Gjeoshkencave qershorin nis me temperatura pak më të ulëta se të këtyre ditëve. Sipas Igjeum priten reshje lokalisht të dobëta në qarkun Korçë.
Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në Tiranë dhe është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit. Të dhënat e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e "Ali Demit", teksa nuk dihen ende rrethanat.
Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec me protestuesit, teksa sqaron në reagimin e sa se lidhur me këtë çështje autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm në nivele të ndryshme.
Një ditë pas agravimit të protestës në Zvërnec në kryeqytet është zhvilluar një tjetër protestë pranë ministrisë së Brendshme, për ndërtimet në zonat e mbrojtura. Qytetarët kanë reaguar për dhunën e përdorur nga policia private ndaj qytetarëve atje.
Në vizitën e tij në Kosovë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha është takuar me presidenten në detyrë, dhe njëkohësisht kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Policia e Vlorës ka ndaluar një person i cili ka shkelur perimetrin e sigurisë me mjetin e tij lundrues, rast ky i raportuar në rrjetet sociale nga vetë qytetarët në Karaburun.
Komente (0)