Qyteti i Vlorës është rikthyer në normalitet sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, pas një defekti të rëndë në një prej tubacioneve kryesore të rrjetit të ujësjellësit.
Avaria në rrjet ndodhi një ditë më parë, duke detyruar stakimin e të gjitha stacioneve të ujësjellësit në qytet dhe duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona.
Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, ekipet teknike dhe të mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për të lokalizuar dhe riparuar defektin, i cili ndodhej në zonën pranë “Miramare”.
Pas disa orësh punë intensive, ndërhyrja është finalizuar me sukses dhe avaria është riparuar plotësisht.
Autoritetet njoftojnë se furnizimi me ujë në qytet do të vijojë sipas regjimit normal, ndërsa kanë falënderuar grupet e punës për angazhimin dhe reagimin e shpejtë në terren.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)