Lista/ Berberi me pagë reference 750 mijë lekë, ja çfarë vendosën tatimet

Punonjësit e sektorit shëndetësor dhe kujdesit personal kanë tashmë një liste referencë për pagat nga administratën tatimore.

02.04.2026. 09:17

Lista/ Berberi me pagë reference 750 mijë lekë, ja çfarë vendosën tatimet

Punonjësit e sektorit shëndetësor dhe kujdesit personal kanë tashmë një liste referencë për pagat nga administratën tatimore.

Lista, e cila do të shërbejë si një instrument referues për analizën e riskut, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të mosdeklarimit të pagave reale të punonjësve, luhatet në intervalin nga 75 mijë lekë për pagat e berberëve dhe parrukierëve deri në 215 mijë lekë për kirurgët.

Foto: Drejtoria e Tatimeve

“Administrata Tatimore do të analizojë të dhënat e deklaruara në listëpagesat e subjekteve që operojnë në këto sektorë, duke i krahasuar ato me nivelet indikative të pagave sipas profesioneve përkatëse.

Tatimpaguesit që deklarojnë paga nën nivelin e pagave indikative për profesionet përkatëse, apo që ndryshojnë kategorizimin e profesionit të punonjësit me qëllim deklarimin e një page më të ulët, do të konsiderohen me risk dhe do të jenë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore,” deklaruan Tatimet përmes një njoftimi zyrtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)