Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 5 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
SPAK ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me shtyrjen e radhës së seancës paraprake në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas SPAK, mungesat pa arsye të avokatëve kanë shkaktuar vonesa.
Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shtyrjen sërish të seancës paraprake në ngarkim të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në reagimin e SPAK theksohet se seanca e parë e gjykimit paraprak është caktuar më 29 shtator dhe prej asaj date janë shtyrë 8 seanca dhe kjo për shkak të mungesave të pajustifikuara të avokatëve të të pandehurve dhe kërkesave të tyre, duke shkaktuar në këtë mënyrë vonesa.
SPAK rrëzon gjithashtu dhe pretendimet e kryebashkiakut Veliaj se nuk është njohur me aktet e dosjes, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme i ka përmbushur të gjitha detyrimet në lidhje me këtë çështje.
“Në ushtrim të kësaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj.
Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal”, shkruhet mes të tjerash në reagimin e SPAK.
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 47 min më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 13 min më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 11 min më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 28 min më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 1 h më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
16:37 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)