I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tre shqiptarë u arrestuan nga forcat italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare për trafik armësh. 5 automatikë kallashnikovë u gjetën në një furgon që udhëtonte drejt Italisë, teksa organizatori u kap në Han të Hotit.
Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të armëve ka çuar në sekuestrimin e një arsenali të rëndë dhe arrestimin e disa personave në kufirin lindor të Italisë.
Guardia di Finanza ka konfiskuar pesë automatikë kallashnikov dhe 356 fishekë, ndërsa dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga.
Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Kompanisë Monfalcone, në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Trieste-GICO.
Gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare sllovene Sant’Andrea, autoritetet ndaluan një furgon me targa shqiptare që po hynte në territorin italian.
Në mjet ndodheshin pesë pasagjerë dhe dy shoferë, të gjithë me origjinë shqiptare. Sipas autoriteteve italiane, nervozizmi i shoferëve gjatë kontrollit ngjalli dyshime, duke çuar në një verifikim të detajuar të automjetit dhe bagazheve.
Gjatë kontrollit, në një valixhe jashtëzakonisht të rëndë, u zbuluan tre pushkë sulmi AK-47 të fshehura midis shtresës së brendshme të valixhes dhe veshjeve. Kontrollet e mëtejshme zbuluan edhe dy automatikë të tjerë, pesë karikatorë dhe 356 fishekë, duke konfirmuar dyshimet për trafik armësh.
Armët dhe telefonat celularë të personave të përfshirë u sekuestruan, ndërsa dy shoferët u arrestuan me akuzën e shkeljes së rregulloreve mbi armët dhe municionin. Hetimet vijuan në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe u zgjeruan në nivel ndërkombëtar.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, në territorin shqiptar, në zonën e Hanit të Hotit, u ndalua edhe personi i dyshuar si organizator dhe përgjegjës për dërgimin e arsenalit drejt Italisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë ende në vijim për të zbuluar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Seanca parlamentare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione gjatë betimit të Genta Tafa Bungo si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
17:41 4 min më parë14.05.2026.
Autori
Parashikon që institucionet dhe forcat politike të angazhohen në mënyrë të koordinuar për të çuar përpara procesin e negociatave me Bashkimin Europian, u mbështet nga 114 ligjvënës.
17:13 32 min më parë14.05.2026.
Autori
Në vendimin e mëparshëm, GJKKO kishte vlerësuar se koha e kaluar në paraburgim e kishte shlyer dënimin, duke vendosur shuarjen e masës së sigurisë.
16:33 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Në Vjenë ka nisur edhe edicioni i 70-të i Eurovision ku janë mbledhur fansa nga e gjithë Europa. Motoja e këtij viti i spektaklit është "Të bashuar nga muzika", dhe janë 35 shtete që garojnë. Eventi rikthehet në Austri pas 11 vitesh, dhe Shqipëria këtë vit përfaqësohet me Alis dhe këngën "Nan".
16:01 1 h më parë14.05.2026.
Autori
Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka do të rikthehet në qeli pas vendimit të Apelit të GJKKO, për sa i përket iceneratorit të Tiranës.
15:44 2 h më parë14.05.2026.
Autori
Kirurgu Nikolla Nunka, i akuzuar nga një 21-vjeçare për ngacmim seksual është lënë nga gjykata e Korçës në arrest shtëpie, duke lënë kështu qelinë.
14:53 2 h më parë14.05.2026.
Autori
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë publike analizat e dala nga mostrat e ushqimeve që kishin konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë.
14:06 3 h më parë14.05.2026.
Autori
Në fjalën e tij në Kuvend për rezolutën për integrimin në BE, socialisti Fatmir Xhafaj tha se negociatat mund t’i hapë një qeveri, kapitujt mund t’i negociojë një shumicë, por në BE hyn Shqipëria.
13:48 3 h më parë14.05.2026.
Autori
Ministrat dhe deputetët socialistë theksuan gjatë debatit për procesin e integrimit në Kuvend, se Shqipëria po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve me Brukselin, ndërsa opozita ngriti kritika mbi ritmin e reformave dhe standardet demokratike.
13:32 4 h më parë14.05.2026.
Autori
Komente (0)