Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 7 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Mamurras. Mësohet se një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një ngjarjeje të ndodhur në lagjen “Zef Hoti”.
Një 50-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Marku, është paraqitur pasditen e sotme në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kurbin-it, rreth orës 16:25, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, është paraqitur në spital me plagë në dorë, të shkaktuar dyshohet nga armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Burime mjekësore bëjnë me dije se i dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri në këto momente, policia nuk ka mundur ta marrë në pyetje 50-vjeçarin, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një plagosje të qëllimshme apo për vetëplagosje.
Sakaq, NewsmaxBalkans mëson se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.
Pjetër Marku i ka kërkuar autorit që të lëvizte me kujdes dhe mos të xhironte gomat dhe i riu ka reaguar duke qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të 50-vjeçarit.
Ky i fundit po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
E hëna nis me reshje të dobëta në të gjithë qarqet e sipas Institutit të Gjeoshkencave në lartësitë mbi 1 mijë metër do të ketë reshje në formë dëbore.
07:02 3 h më parë02.02.2026.
Autori
Të shtëna me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, teksa i plagosur ka mbetur pronari i berberhanes pranë së cilës ka ndodhur ngjarja, Sokol Daci.
22:59 4 h më parë01.02.2026.
Autori
Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës".
21:54 5 h më parë01.02.2026.
Autori
Një person është plagosur mbrëmjen e të dielës në Shkodër. N. SH ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë në sheshin "Demokracia". Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
21:00 6 h më parë01.02.2026.
Autori
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 7 h më parë01.02.2026.
Autori
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare gazetarja Rezarta Reçi. Ka qenë familja e saj që ka dhënë lajmin e hidhur për gazetaren e njohur.
18:45 8 h më parë01.02.2026.
AutoriAksi rrugor Elbasan - Qafë Thanë është i bllokuar prej orësh këtë të dielë, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia e shtetit ndodhen në zonën e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në Kthesën e Dragostunjës.
17:50 9 h më parë01.02.2026.
AutoriPrej pesë orësh aksi nacional Elbasan-Qafë Thanë është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Si pasojë qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në të dy krahët e rrugës.
15:23 12 h më parë01.02.2026.
AutoriNjë 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë pasi dyshohet për djegien një dyqani dhe tentativën për t'i vënë flakën një gomisterie.
12:50 14 h më parë01.02.2026.
Autori
Komente (0)