Pas 4 javësh hetime intensive, policia në Tiranë ka finalizuar një operacion të koduar “Labirinti 2”, duke goditur një grup kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike.
Nga hetimet janë identifikuar gjithsej 33 persona, të cilët vepronin individualisht ose të organizuar në grupe për shpërndarjen e drogave të ndryshme. Për 22 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, 5 persona janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 500 gramë kokainë, 10 kg kanabis dhe 100 doza të kësaj lënde, si dhe 5 automjete.
Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti kriminal shtrihej në disa zona të Tiranës, përfshirë Bllokun, Kamzën, Laprakën, Selitën, Tiranën e Re, Astirin, Pazarin e Ri, Myslym Shyrin dhe Komunën e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksie, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish.
"Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike", informon policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)