VIDEO- Merrte mall në market dhe largohej me vrap te kasa pa paguar, arrestohet

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi u kap duke vjedhur në një supermarket.

07.01.2026. 12:59

VIDEO- Merrte mall në market dhe largohej me vrap te kasa pa paguar, arrestohet

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi u kap duke vjedhur në një supermarket. 

Burime zyrtare bëjnë të ditur se K.M është dënuar më parë për të njëjtin krim. 

"Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas kallëzimit të administratorit të një rrjeti supermarketesh në qytetin e Durrësit, se një shtetas, disa herë, kishte vjedhur produkte, në supermarketet e këtij rrjeti, duke u larguar me vrap, pa paguar, pas kalimit të produkteve, në kasa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Rrjeti”.

Në kuadër të operacionit, u identifikua, u kap gjatë tentativës për të vjedhur në supermarket, dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 06.11.2025-31.12.2025, ka vjedhur 4 herë, produkte në supermarkete të të njëjtit rrjet, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)