Nga Lul Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë emrat VIP të krimit që u larguan nga burgu I Durrësit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, i cili ndodhej i paraburgosur në burgun e Durrësit, janë marrë masa për zhvendosjen drejt burgut të Fierit të emrave të njohur të krimit si masë paraprake.

15.01.2026. 12:14

Nga Lul Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë emrat VIP  të krimit që u larguan nga burgu I Durrësit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, i cili ndodhej i paraburgosur në burgun e Durrësit, janë marrë masa për zhvendosjen drejt burgut të Fierit të emrave të njohur të krimit si masë paraprake.

Bëhet fjalë për emra si Lulzim Berisha, Astrit Avdyli, e Julian Meçe. Më herët u vlerësuar që burgu i Durrësit nuk është i sigurisë së lartë e për këtë arsye nuk plotësonte kriteret për këtë kategori të burgosurish.

Të martën Altin Ndoci u arratis nga spitali i Durrësit ku ishte për vizita mjekësore. Ai është edhe pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”  ndërkohë që akuzohet për :

*Vrasje në rrethana cilësuese ndaj Andi Zylyfit

*Vrasje e mbetur në tentativë ndaj Ardi Uruçit

* Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, në dëm Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, të vrarë më 29 dhjetor 2018 në Bradashesh, Elbasan

* Vrasjen e Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllai të tij Aldo alias Aleksandër Baho, 1 korrik 2019, në fshatin Broshkë, Elbasan

*Vrasjen e Kei Pikut, më1 korrik 2019, në fshatin Broshkë, Elbasan

*Sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen e Erion Alibejt dhe Arjan Spahiut.

*Vjedhje me armë në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019 dhe atë të kryer më 23 mars 2018, në Fier në banesën e Minella Muça

* Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

*Grupi i strukturuar kriminal

*Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

*Përkrahja e autorit të krimit Talo Çela në vitin 2020

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)