Arratisja e bujshme, caktohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Ministria e Drejtësisë ka caktuar drejtuesin e ri të burgut të Durrësit, pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci.

15.01.2026. 16:07

Arratisja e bujshme, caktohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Ministria e Drejtësisë ka komanduar drejtuesin e ri të burgut të Durrësit, pas arratisjes së bujshme të të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili dyshohej se ishte i përfshirë në disa vrasje dhe po gjykohej në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”.

Edmond Llabani do të jetë drejtuesi i ri i këtij institucioni të ekzekutimit të vendimit penal, pas shkarkimit të Indrit Cërlojt, në lidhje me këtë ngjarje.

Largimi i Altin Ndocit shkaktoi një furtunë të vërtetë në burgun e Durrësit, ku u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i tij. Po ashtu në lidhje me ngjarjen u arrestuan 8 persona, pjesë e togës së shoqërimit dhe kryeinfermieri i Spitalit Infektiv në Durrës.

Edmond Llabani ka eksperiencë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme. Më herët ai ka drejtuar Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin.

Altin Ndoci u arratis dy ditë më parë teksa ishte shoqëruar në spital për t’u vizituar. Pasi përfundoi vizitën ai shty rojet dhe u largua me vrap përmes parkingut ku e priste dhe një makinë.

Policia ka ushtrua kontrolle të shumta për kapjen e tij, por nuk ka rënë dot në gjurmë. Aktualisht, një ndër pistat e hetimit është se Ndoci mund të ketë pasur ndihmë dhe nga brenda burgut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)