Me bllok shënimesh me vete, procedohen brazilianet që ushtronin prostitucion në Durrës

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetase braziliane për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë gjatë arrestimit janë proceduar dhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar blloqe shënimesh, pasaportat e tyre dhe tetë celularë.

29.01.2026. 08:39

Me bllok shënimesh me vete, procedohen brazilianet që ushtronin prostitucion në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase braziliane për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë gjatë arrestimit janë proceduar dhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar blloqe shënimesh, pasaportat e tyre dhe tetë celularë.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet faza e 14-të e operacionit policor të koduar “Storm”.

Operacioni pas hetimeve dyjavore me metoda proaktive.

Kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit; procedohen penalisht dy shtetase braziliane.

Procedohen për prostitucion edhe dy shtetas shqiptare.

Sekuestrohen shuma parash, pasaportat e dy shtetaseve, blloqe shënimesh dhe 8 celularë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)