Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 1 ditë më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
Qeveria ka miratuar ndryshime të rëndësishme në rregulloren për administrimin e plazheve, duke forcuar rolin e bashkive në kontrollin e çmimeve dhe duke krijuar një kategori të re, si plazhi publik me pagesë, i administruar drejtpërdrejt nga bashkitë.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Këshillat Bashkiakë do të vendosin çmime tavan për shezlongët, përpara nisjes së sezonit veror. Këto çmime do të jenë të detyrueshme për subjektet private dhe tejkalimi i tyre do të sjellë prishjen e kontratës.
Nëse bashkia nuk miraton çmim tavan, ai do të përcaktohet përmes negociatave mes bashkisë dhe operatorit privat dhe do të përfshihet në kontratë.
Një risi tjetër është krijimi i plazheve publike me pagesë, që do të administrohen vetëm nga bashkitë ose ndërmarrjet e tyre publike. Këto zona nuk mund t’u jepen privatëve dhe do të ofrojnë shërbime me standarde të garantuara sigurie dhe higjiene.
Vendimi vendos kufizime edhe për investitorët strategjikë, të cilët do të përfitojnë stacione plazhi vetëm pasi hoteli ose resorti të jetë funksional. Po ashtu, bashkitë do të duhet të hartojnë dhe publikojnë hartat e zhurmave për çdo plazh.
Përjashtime parashikohen për disa zona turistike, ku bizneset pa hotel mund të kenë deri në 50 çadra, si në Zvërnec, Spille, Gjirin e Lalzit, Borsh, Lukovë, Rrjoll etj.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi do të monitorohet nga Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Po kthehej në Shqipëri, ngjarja e rëndë kishte ndodhur në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, të cilët ishin të moshës 9 dhe 10 vjeç.
13:27 1 h më parë04.04.2026.
Autori
E cilësoi një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë të ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin, me qëllim garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët.
12:25 7 min më parë04.04.2026.
Autori
Gjithashtu, gjatë verifikimit të dokumentacionit, u konstatua se mungonte edhe sistemi i vetëkontrollit gjatë procesit të miksimit, duke shkelur ligjin në fuqi.
12:06 11 min më parë04.04.2026.
Autori
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura dhe personave të tjerë të përfshirë.
11:48 29 min më parë04.04.2026.
Autori
Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.
11:29 48 min më parë04.04.2026.
Autori
Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në dalje të Tiranës dhe në drejtim të Durrësit, me autokolonën që u raportua se ishte deri në 4 kilometra e gjatë.
08:49 3 h më parë04.04.2026.
Autori
Foto e siguruara nga agjencia LSA tregojnë momentin kur karburantet në të gjithë vendin kanë vendosur çmimin e ri në tabela.
22:03 14 h më parë03.04.2026.
Autori
Të dy të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, ku aktualisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
20:51 15 h më parë03.04.2026.
Autori
Kreu i demokratëve u shpreh se opozita do të veprojë për përgjysmimin e ngarkesës fiskale mbi karburantet, duke synuar çmime më të ulëta për qytetarët krahasuar me vendet fqinje.
19:33 16 h më parë03.04.2026.
Autori
Komente (0)