Sekuestrohen Audi SQ8 dhe BMW me vlerë 120 mijë euro, automjetet luksoze ishin vjedhur jashtë shtetit

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura dhe personave të tjerë të përfshirë.

04.04.2026. 11:48

Sekuestrohen Audi SQ8 dhe BMW me vlerë 120 mijë euro, automjetet luksoze ishin vjedhur jashtë shtetit

Policia e Tiranës ka sekuestruar dy automjete luksoze të vjedhura jashtë vendit dhe të trafikuara në Shqipëri. Vlera totale e dy makinave përllogaritet në afro 120 mijë euro.

Bëhet fjalë për mjet Audi SQ8 dhe një BMW. Sipas hetimeve, automjetet luksoze janë sjellë me qëllim shitjen e tyre në tregun shqiptar nga Gjermania dhe Zvicra.

Nga veprimet hetimore janë identifikuar dhe proceduar penalisht dy shtetas. H. P., 29 vjeç dyshohet se ka sjelljë nga Gjermania automjetin tip Audi SQ8, me vlerë rreth 70,000 euro. Ndërkohë, shtetasi me inicialet K. B., 50 vjeç, dyshohet për sjelljen e BMË, me vlerë rreth 50,000 euro nga Zvicra.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura dhe personave të tjerë të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)