Shkoi të sqarohej me dhunuesit e djalit, zbardhet dinamika si humbi jetën 63-vjeçari në Vlorë

Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.

04.04.2026. 11:29

Shkoi të sqarohej me dhunuesit e djalit, zbardhet dinamika si humbi jetën 63-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës zbardhi dinamikën e ngjarjes si humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj në Vlorë. Pas ngjarjes së rëndë, tre persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar. Uniformat blu janë vënë në kërkim të shtetasve me inicialet A. C., 31 vjeç banues në Vlorë, Xh. N., 34 vjeç edhe ky banues në Vlorë, si edhe 23-vjeçarit E. H., banues në Gjorëm.

Hetimet paraprake konfirmuan se konflikti nisi për motive të dobëta, ku tre të dyshuarit goditën me grushte dhe shqelma djalin e viktimës, B. Aliaj, 24 vjeç dhe më pas babain e tij, Ismail Aliaj, i cili humbi jetën në vend si pasojë e goditjeve. Materialet hetimore janë referuar tashmë në Prokurori.

Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit. Ismail Aliaj dhe djali i tij shkuan në rrugën Gjergj Araniti për të sqaruar situatën, por u përballën me autorin, i cili ndodhej në makinë me familjen e tij pas vizitës në spital.

Fillimisht debati ishte verbal, por më pas degjeneroi në fyerje, sharje dhe përleshje fizike. Kur dy shokë të autorit u përfshinë, situata u përshkallëzua dhe përfundimisht Ismail Aliaj humbi jetën në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)