Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 22 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Transferimi do të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje, mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes zikaltërve dhe klubit nga Stambolli.
E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Italisë. Mesfushori shqiptar duket fare pranë transferimit në Turqi. Ylli i Kombëtares është vetëm një hap larg transferimit te Beşiktaş.
Gjigandët e Superligës turke po punojnë me Interin për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen. Pas aventurës jo të suksesshme te Torino, ku luajti i huazuar në pjesën e parë të këtij sezoni, edhe Asllani ka dhënë dritën jeshile për kalimin në Stamboll.
Klubi i Serie A kishte njoftuar zikaltërit, të cilët kanë ende në pronësi kartonin e futbollistit, se për shkak të ndryshimeve që kanë ndërmarrë, dëshironin të mbyllnin përpara kohe huazimin e 23-vjeçarit.
Operacioni i transferimit të Asllanit te Beşiktaş pritet të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje, një zgjidhje që i lejon lojtarit të ketë më shumë hapësira për të luajtur dhe vazhdimësi në rritjen në karrierë.
Për mbylljen zyrtare të marrëveshjes mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes Interit dhe klubit nga Stambolli. Beşiktaşi është i vendosur ta finalizojë transferimin sa më shpejt, duke i ofruar Asllanit një rol më të rëndësishëm në elitën e futbollit turke.
Momenti më fantastik që mund të ofrojë futbolli: Të mundësh Realin duke u kualifikuar në Champions në sekondat e fundit, falë një heroi të pazakontë.
10:53 58 min më parë29.01.2026.
Autori
Pas përfundimit të fazës së grupeve, përcaktohen alternativat për çiftet e mundshme që do të luajnë për një vend në 1/8.
09:19 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Brejtësi është parë të qarkullonte në pjesën e poshtme të fushës, mes kabujve të kamerave dhe të sistemit të fonisë.
14:16 21 h më parë28.01.2026.
Autori
Vetëm dy vjeç dhe tashmë pjesë e historisë së rekordeve botërore. Jude Owens, një fëmijë nga Mançesteri, ka habitur botën e sportit duke realizuar dy rekorde Guinness, si personi më i ri në histori që realizon dy goditje spektakolare në bilardo.
11:48 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Deklaratat e Sepp Blatter vijnë pak muaj para se Shtetet e Bashkuara të organizojnë eventin së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.
11:31 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Mes turneve të lodhshme në urgjencë dhe stërvitjeve intensive, 27-vjeçarja është shembulli i gjallë se nuk është kurrë vonë për të ndjekur një ëndërr.
10:57 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Mbrëmjen e sotme mbyllet faza e grupit të përbashkët, luhet për kualifikimin direkt dhe një vend në zonën “play-off”. Sfidat nisin prej orës 21:00.
10:23 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Momenti bëri që për një moment në stadium të pllakoste heshtja, me tifozët që e kishin të vështirë ta kuptonin atë që ndodhi.
09:06 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Randal Kolo Muani dhe Wilson Odobert të Tottenham përjetuan një aksident me Ferrari para ndeshjes së Champions League ndaj Eintracht Frankfurt, por fatmirësisht dolën pa pasoja dhe janë gati për sfidën.
22:43 1 ditë më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)