Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 23 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Momenti më fantastik që mund të ofrojë futbolli: Të mundësh Realin duke u kualifikuar në Champions në sekondat e fundit, falë një heroi të pazakontë.
Të fitosh një ndeshje, kundër Realit të Madridit, me një gol në sekondat e fundit që të dhuron kualifikimin në Champions League duket maksimumi i kënaqësisë në futboll. Por ka edhe më tepër: që goli të shënohet me kokë nga... portieri. Kjo ndodhi te Benfica, ku heroi i mbrëmjes u bë gardiani Anatoily Trubin.
Në “Estadio da Luz” po mbretëronte konfuzioni. Lojtarët e Benfica-s, trajneri Jose Mourinho dhe tifozët mendonin se fitorja 3-2 ndaj Realit ishte e mjaftueshme për të siguruar vendin në “play-off”. Por në çastet e fundit erdhi lajmi: Nevojitej edhe goli i katërt, sepse Marseille i kishte parakaluar në renditje prej golavarazhit.
Pa asnjë zëvendësim në dispozicion dhe në sulmin final nga një goditje standarde pranë mesit të fushës, vendimtare ishte strategjia e Mourinho-s. Trajneri i kërkoi portierit Trubin të dilte në zonën e “Los Blancos”, aty ku ndodheshin edhe tetë futbollistë të tjerë. Një lëvizje që e riktheu në “Special One” që të gjithë e njohin.
“Për Benfica-n është prestigj të fitojë ndaj Realit. Diçka fantastike. Kur bëra zëvendësimin e fundit më thanë që fitorja 3-2 na mjaftonte dhe duhej të mbroheshim. Por pak sekonda më vonë, asistentët më njoftuan se na duhej edhe një gol për tu kualifikuar. Ishte episod me fat, shënuam golin e katërt falë djaloshit tonë trupmadh”, tha Mourinho.
“Kam fituar dhe humbur shumë ndeshjen në karrierë. Por, kurrë nuk kisha fituar me portierin që shënonte në minutën e fundit. Mendoja se i kisha parë të gjitha, por më ndodhi edhe ky episod që nuk e prisja”, vijoi trajneri.
Edhe portieri nuk e kishte të qartë që duhej të jepte kontributin në sulm. Trubin tha: “Të gjithë po më thoshin të dilja në sulm. Pashë nga trajneri që më kërkoi të shkoja në zonën kundërshtare dhe u nisa. Nuk di çfarë të them... ishte një moment i çmendur. Jam 24 vjeç dhe është hera e parë që shënoj. Nuk jam mësuar të bëj gola”.
Thuajse në çdo edicion të Lojërave ka tentativa sabotimi, shkatërrimi të infrastrukturave kritike apo mashtrimi online.
12:30 13 min më parë29.01.2026.
Autori
Transferimi do të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje, mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes zikaltërve dhe klubit nga Stambolli.
10:28 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas përfundimit të fazës së grupeve, përcaktohen alternativat për çiftet e mundshme që do të luajnë për një vend në 1/8.
09:19 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Brejtësi është parë të qarkullonte në pjesën e poshtme të fushës, mes kabujve të kamerave dhe të sistemit të fonisë.
14:16 22 h më parë28.01.2026.
Autori
Vetëm dy vjeç dhe tashmë pjesë e historisë së rekordeve botërore. Jude Owens, një fëmijë nga Mançesteri, ka habitur botën e sportit duke realizuar dy rekorde Guinness, si personi më i ri në histori që realizon dy goditje spektakolare në bilardo.
11:48 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Deklaratat e Sepp Blatter vijnë pak muaj para se Shtetet e Bashkuara të organizojnë eventin së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.
11:31 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Mes turneve të lodhshme në urgjencë dhe stërvitjeve intensive, 27-vjeçarja është shembulli i gjallë se nuk është kurrë vonë për të ndjekur një ëndërr.
10:57 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Mbrëmjen e sotme mbyllet faza e grupit të përbashkët, luhet për kualifikimin direkt dhe një vend në zonën “play-off”. Sfidat nisin prej orës 21:00.
10:23 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Momenti bëri që për një moment në stadium të pllakoste heshtja, me tifozët që e kishin të vështirë ta kuptonin atë që ndodhi.
09:06 1 ditë më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)