Negociata ndërmjet Inter dhe Beshiktash, Asllani gati të fluturojë drejt Turqisë

Transferimi do të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje, mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes zikaltërve dhe klubit nga Stambolli.

29.01.2026. 10:28

Negociata ndërmjet Inter dhe Beshiktash, Asllani gati të fluturojë drejt Turqisë

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më larg Italisë. Mesfushori shqiptar duket fare pranë transferimit në Turqi. Ylli i Kombëtares është vetëm një hap larg transferimit te Beşiktaş.

Gjigandët e Superligës turke po punojnë me Interin për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen. Pas aventurës jo të suksesshme te Torino, ku luajti i huazuar në pjesën e parë të këtij sezoni, edhe Asllani ka dhënë dritën jeshile për kalimin në Stamboll.

Klubi i Serie A kishte njoftuar zikaltërit, të cilët kanë ende në pronësi kartonin e futbollistit, se për shkak të ndryshimeve që kanë ndërmarrë, dëshironin të mbyllnin përpara kohe huazimin e 23-vjeçarit.

Operacioni i transferimit të Asllanit te Beşiktaş pritet të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje, një zgjidhje që i lejon lojtarit të ketë më shumë hapësira për të luajtur dhe vazhdimësi në rritjen në karrierë.

Për mbylljen zyrtare të marrëveshjes mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes Interit dhe klubit nga Stambolli. Beşiktaşi është i vendosur ta finalizojë transferimin sa më shpejt, duke i ofruar Asllanit një rol më të rëndësishëm në elitën e futbollit turke.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)