Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 22 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
SPAK ka mbyllur hetimet për dy ish-prokurorët e Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, të cilët dyshohet se kanë pranuar 55 mijë euro ryshfet, në mënyrë që kërkonin një masë më të lehtë sigurie për shtetasin Pando Papuçi.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho, dhe ish-prokurorit Çlirim Shahini, i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit.
Sipas SPAK, të dy akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe përfshirje në një skemë korrupsioni, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.
Papuçi kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për rreth dy vite, derisa u arrestua dhe u paraqit në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë. Seanca gjyqësore u zhvillua me shpejtësi, ndërsa brenda vetëm një ore, me kërkesë të prokurorisë, gjyqtarja Edona Vajushi vendosi ndryshimin e masës, duke e zbutur atë.
Sipas organit të akuzës, Llaho dhe Shahini i kanë kërkuar para Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, për të siguruar një masë më të lehtë sigurie. Hetimet e SPAK kanë dokumentuar ekzistencën e një skeme të organizuar korrupsioni, ku funksionarë të drejtësisë kërkonin përfitime monetare për të favorizuar trajtimin e çështjeve penale.
Prokurorja Manjola Kajana deklaron se Kledian Llaho dyshohet të ketë marrë 30 mijë euro, ndërsa Çlirim Shahini 25 mijë euro, në këmbim që t’i kërkonte gjykatës masën “detyrim paraqitje”.
Në total, sipas SPAK, 55 mijë euro janë paguar për zbutjen e një mase sigurimi, duke zbuluar një nga skemat më të rënda të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
Policia e Shkodrës ka arrestuar në spital drejtuesin e mjetit që ra ditën e djeshme në liqenin e Spatharës në Vaun e Dejës.
10:38 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Me më tepër se 55 mijë hektarë të djegura dhe mbi 100 vatra aktive, Shqipëria regjistroi periudhën më shkatërruese në 15 vitet e fundit.
10:01 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetase braziliane për ushtrim prostitucioni. Sipas policisë gjatë arrestimit janë proceduar dhe dy shtetas shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar blloqe shënimesh, pasaportat e tyre dhe tetë celularë.
08:39 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.
07:00 4 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Bajram Begaj, në takimin me Trupin Diplomatik, riafirmoi orientimin e palëkundur euroatlantik të Shqipërisë, partneritetin strategjik me SHBA-të, angazhimin për integrimin në BE dhe rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.
21:43 14 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
21:28 14 h më parë28.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 16 h më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 17 h më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 17 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)