Aksident i rëndë në Bathore, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Bathore, ku një person ka ndërruar jetë.

05.02.2026. 18:06

Aksident i rëndë në Bathore, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Bathore, ku një person ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)