Thirrjet për uljen e tensioneve brenda Partisë Demokratike nuk kanë ndryshuar qëndrimin e prerë të kryetarit Sali Berisha, i cili paralajmëroi masa të forta ndaj kujtdo që bashkëpunon me kundërshtarët politikë.
Gjatë një takimi me fermerë, disa prej tyre i kërkuan Berishës që të zbuten përplasjet brenda partisë. Megjithatë, ai theksoi se Partia Demokratike do të mbetet e hapur ndaj mendimit ndryshe, por jo ndaj qëndrimeve që bien ndesh me interesat e saj. “Kjo parti që në themelim e derisa të jetë e gjallë do të jetë 100 për qind e hapur për mendimin ndryshe pa asnjë diskutim”, u shpreh ai.
Në vijim, Berisha bëri një ndarje të qartë mes mendimit dhe veprimit politik. “Nëse ti në forumet e partisë shtron çdo lloj mendimi, nuk do të ketë njeri pasojën më të vogël, por nëse bashkëpunon me kundërshtarin nuk do të jesh më pjesë e kësaj partie”, deklaroi ai.
Ai shtoi se edhe thirrjet publike kundër kandidatëve të PD-së përbëjnë arsye për përjashtim nga partia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)