“Ishte engjëll, kërkojmë drejtësi”, familjarët e shqiptares që ndërroi jetë në Greqi: Nuk kishte lidhje me drogën

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe më gjerë ka në qendër një 19-vjeçare shqiptare, e cila humbi jetën në rrethana tragjike në ishullin e Kefalonisë, ndërsa familjarët e saj kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

15.04.2026. 19:13

Vajza u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit në Argostoli dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë.

Sipas hetimeve, mbrëmja fatale kishte nisur në një dhomë hoteli, ku ajo kishte shkuar rreth mesnatës me një 23-vjeçar. Më pas, në ambient janë bashkuar edhe dy të rinj të tjerë, përfshirë një 22-vjeçar shqiptar. Dyshohet se gjatë natës është konsumuar lëndë narkotike, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e saj.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se në një moment kritik vajza ka humbur ndjenjat. Në vend që të kërkonin ndihmë, të rinjtë e kanë nxjerrë nga hoteli dhe e kanë lënë në rrugë në gjendje të rëndë, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Hetimet sugjerojnë se ajo ka qëndruar për një kohë të gjatë pa ndihmë, një faktor që mund të ketë qenë vendimtar në humbjen e jetës. Ekspertiza paraprake flet për arrest kardiak, ndërsa priten rezultatet toksikologjike.

Policia ka identifikuar tre të dyshuarit, të cilët përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ndërkohë, familja e viktimës shprehet e tronditur. “Ishte engjëll, kërkojmë drejtësi!”, deklarojnë të afërmit, duke këmbëngulur se ajo nuk kishte lidhje me drogën dhe se mund të jetë mashtruar nga personat që e shoqëronin atë natë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)