Hodhën molotovë kundër policisë, Gjykata cakton masën “Detyrim paraqitje” për 14 protestuesit

Prokuroria kishte kërkuar që 2 nga të arrestuarit të qëndronin në burg, ndërsa për 3 të tjerë të jepej masa “Arrest shtëpie”.

14.02.2026. 13:16

Hodhën molotovë kundër policisë, Gjykata cakton masën “Detyrim paraqitje” për 14 protestuesit

Ngjarjet e dhunshme në protestën kombëtare të 10 shkurtit, ka bërë që 14 personat e arrestuar të dalin në gjykim. Gjykata e Tiranës vendosi të japë masën “Detyrim paraqitje” për protestuesit e ndaluar nga policia, pas incidenteve të dhunshme dhe hedhjes së molotovëve në drejtim të forcave të rendit.

Në këtë mënyrë u hodh poshtë pretenca e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar që 2 nga të arrestuarit të qëndronin në burg, 3 të ishin në masën “Arrest shtëpie” dhe 9 të tjerë në masën “Detyrim paraqitje”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)