Kërkesa e Prokurorisë së Fierit, konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut

Mes aseteve që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale janë ndërtesa, godina, apartamente, troje, karburante dhe njësi shërbimi.

23.02.2026. 15:45

Kërkesa e Prokurorisë së Fierit, konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, janë konfiskuar një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit Saimir Taullau dhe personave të lidhur me të.

Kërkesa është bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe është pranuar nga gjykata kompetente.

Autoritetet bëjnë me dije se konfiskimi i 10 pronave është pjesë e masave parandaluese kundër pasurive, që dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale.

SI REZULTAT, JANË KONFISKUAR PASURITË E MËPOSHTME:

Në Lushnjë:

Pasuria nr. 4/1, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi;

Pasuria nr. 4/2, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, truall + ndërtesë, me vlerë 9,724,582 lekë;

Pasuria nr. 1/527, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, godinë e kombinuar 5 kate + karburant, me vlerë 22,330,105 lekë;

Pasuria nr. 3/1, z.k. 8572, në Plug, godinë ekonomike 1 kat + podrum, me vlerë 2,297,520 lekë;

Pasuria nr. 1/450, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi;

Pasuria nr. 104/44, z.k. 3268, në Savër, arë me sipërfaqe totale 15,323 m²;

Pasuria nr. 857/28, z.k. 2087, në Karbunarë të Poshtme, arë.

Në Tiranë:

Pasuria nr. 151/2+1-10, z.k. 3266, në Sauk, apartament me sipërfaqe 128 m²;

Pasuria nr. 102/22+1-6, z.k. 3266, në Sauk, apartament me sipërfaqe 96.17 m²;

Pasuria nr. 104/81+2-21, z.k. 3292, në Selitë, apartament me sipërfaqe 105.57 m².

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)