Një 81 vjeçar italian është gjetur pa shenja jetë në një hotel në Durrës. Shkaqet nuk dihen ende, teksa pritet autopsia mjekoligjore.
NJOFTIMI I POLICISE
Ditën e sotshme, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)