Ngujim në Parlament apo çadra? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur në konferencën me gazetarët nëse janë opsion ngujimi në Parlament apo çadrat, pasi protestat nuk po e arrijnë qëllimin e tyre.

28.03.2026. 12:53

Ngujim në Parlament apo çadra? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur në konferencën me gazetarët nëse janë  opsion ngujimi në Parlament apo çadrat, pasi protestat nuk po e arrijnë qëllimin e tyre.

"Unë e kuptoj se, protesta nuk kanë realizuar atë që protestat nuk kanë realizuar atë që do të doje ti, dhe shumica e shqiptarëve në maksimum, por asnjëherë mos harron se protestat kanë mbrojtur, nderin, dinjitetin, timin, tuajin dhe të çdo shqiptari. Dhe protestat kanë vendosur në bangon e akuzës publike ndërkombëtare, Edi Ramën kreun e organizatës kriminale dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate.
Ju dhe vetë e parë, por e rikthesoj përsëri se çfarë lobimi antishqiptar bën ky njeri, sa që tenton të bindë të tjerët sa nuk është faji i qeveritarëve që vjedhin, por është faji i shqiptarëve që pranojnë vjedhjen, se e kanë kulturë të tyre, e kanë gen të tyre, gjë e cila është absolutisht racizëm i pastër, antishqiptar dhe i pavërtetë.
Pra, ne me protesta ja dolëm të realizojmë, të përfaqësojmë me dinjitet kombin dhe vendin tonë.
Natyrisht diversifikimi i tyre është i domosdoshëm.
Por Fatos dua të bëj me këtë rast një sqarim, lidhur me shprehjen time, kilometri i fundit.
E kam thënë me bindje të plotë dhe e them përsëri se jemi në kilometrin e fundit. Cili ka qenë dhe cili është kuptimi i kësaj fraze, apo këtij koncepti. 
Kuptimi është ky që vijon: Ne si opozitë në vitin 2021 ishim parashikuar nga Lulzim Brava dhe jo vetëm nga Lulzim Brava, por dhe nga të tjerë të ishim simotër e PS-së në qeveri. Kjo është e vërteta, unë e kam publike prej kohësh këtë propozim, çka do ishte drama më e madhe për këtë vend.
Pasi kjo nuk realizua, u kalua në një seri masash të tjera, nga Edi Rama armik i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, armike e egër e demokracisë shqiptare por dhe e kombit shqiptar, e cila kishte te PD një kundërshtare të paepur të projekteve të tij antishqiptare, qoftë në ndryshimin e kufijve dhe copëtimin e Kosovës, qoftë në Ballkanin e Hapur, qoftë në denoncimin e organizatave kriminale të ekstremit të majtë, të spronsorizuara prej tij në Shqipëri.
Pra kjo ishte një betejë që ne duhej ta bënim dhe ne e bëmë këtë betejë.
Në këtë betejë siç e di ti, u mor logoja dhe flamuri i partisë, u morë simbolet e saj nga gjykatës puthadorë, armiq të pluralizmit nën ndikimin direkt të Ramës dhe faktorëve Sorosianë në administratën e presidenti Joe Bide", tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)