Tjetër hap fals për Arsenal, titulli kampion në rrezik serioz
Kjo disfatë i jep mundësinë Manchester City të afrohet në krye të renditjes, ndërsa rrit presionin mbi londinezët në fazën vendimtare të sezonit.
16:08 1 ditë më parë11.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet, sipas autoriteteve shqiptare, Alwan akuzohet për vrasjen e vajzës në rrethana të rënda.
Gjykata e Tiranës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez që dyshohet se vrau vajzën e tij, Rayyan Alwan. Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet, duke tronditur opinionin publik.
Sipas autoriteteve shqiptare, Alwan akuzohet për vrasjen e 22-vjeçares në rrethana të rënda. Vendimi i gjykatës vjen pasi Libani refuzoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e autorit të dyshuar drejt Shqipërisë.
Ai ishte arrestuar në këtë shtet më 23 prill 2025, por autoritetet libaneze nuk pranuan ta dorëzonin, në mënyrë që të përballej me drejtësinë shqiptare. Sipas një shkrese zyrtare të datës 18 shtator 2025 nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkesa për ekstradim është refuzuar nga pala libaneze.
Në këto kushte, autoritetet shqiptare kanë vijuar procedurat ligjore duke e shpallur 49-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar. Kjo është lëvizja e radhës, në përpjekje për ta sjellë autorin e krimit makabër para drejtësisë.
Pasi e mbajtën peng dhe e dhunuan, autorët e liruan në mëngjes me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar. Ndërtuesi i denoncoi menjëherë në polici.
15:32 21 min më parë13.04.2026.
Autori
Sipas kreut të PD-së, situata politike dhe ekonomike në Shqipëri është drejt përkeqësimit dhe se vendi ndodhet në një “udhëkryq gjithnjë e më të rrezikshëm”, për shkak të qeverisjes aktuale.
15:13 40 min më parë13.04.2026.
Autori
Synimi është koordinim më i mirë të aktiviteteve dhe hartimi i një agjende vjetore konkrete në funksion të prioriteteve kombëtare.
14:55 58 min më parë13.04.2026.
Autori
Tre persona dyshohet se më 31 mars 2026 kanë rrëmbyer me forcë një 32-vjeçar, duke e transportuar në një ambient privat në Xhafzotaj.
14:34 1 h më parë13.04.2026.
Autori
Sipas burimeve hetimore, dy bashkëpunëtorët kanë rrëfyer episode të reja mbi funksionimin e grupit dhe rolet e anëtarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Deri më tani, në kuadër të tre procedimeve penale, janë identifikuar të paktën 15 persona të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti.
14:17 1 h më parë13.04.2026.
Autori
Kreu i demokratëve vlerësoi vendimin e qytetarëve hungarezë, që votuan masivisht për alternativën e re politike, duke nxjerrë në opozitë partinë e cila qëndroi për 16 vite në pushtet.
13:06 2 h më parë13.04.2026.
Autori
Sipas kreut të qeverisë, shëtitorja e re pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin bregdetar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e turizmit.
12:33 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Doganat sqarojnë se bllokimi i përkohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë këtyre datave vjen si pasojë e një greve të transportuesve në tre vendet fqinje, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja.
12:01 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Gjatë vizitës në terren, ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi, duke nënvizuar se përmirësimi i infrastrukturës do të rrisë ndjeshëm aksesin për vizitorët dhe do të promovojë potencialin turistik të zonës pranë Liqenit të Shkodrës.
11:24 4 h më parë13.04.2026.
Autori
Komente (0)