32-vjeçarja në Vlorë gjendet e pajetë në det

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa gjatë ditës, ndërsa mungesa e saj kishte alarmuar familjarët, të cilët kërkuan ndihmën e Policisë së Vlorës për lokalizimin. Pas kërkimeve në zonë, trupi i pajetë i 32-vjeçares u gjet në det.

11.05.2026. 21:17

32-vjeçarja në Vlorë gjendet e pajetë në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një 32-vjeçare është gjetur e pajetë në det, në zonën e Plazhit të Vjetër, pas disa orësh kërkimesh nga familjarët dhe policia.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa gjatë ditës, ndërsa mungesa e saj kishte alarmuar familjarët, të cilët kërkuan ndihmën e Policisë së Vlorës për lokalizimin. Pas kërkimeve në zonë, trupi i pajetë i 32-vjeçares u gjet në det.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në breg janë gjetur sendet personale të saj, përfshirë shapkat, ndërsa dyshohet se ajo kishte hyrë e vetme në ujë. Sipas të njëjtave burime, ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka identifikuar trupin.

Hetimet paraprake flasin për një gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike që 32-vjeçarja po kalonte kohët e fundit, çka mund ta ketë shtyrë që t’i japë fund jetës.

Dyshimet e para të hetuesve janë se kemi të bëjmë me një akt vetëvrasjeje, megjithatë grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)