Partia Republikane shënoi 35-vjetorin e themelimit me një pritje ku morën pjesë drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.
Gjatë pritjes, kryetari Fatmir Mediu theksoi se “Republikanët janë ndërtuar mbi vlerat e djathta, familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës, patriotizmin dhe besimin në Zot”. Ai nënvizoi se politika duhet të jetë mision dhe shërbim, jo privilegj.
Përfaqësuesit e PR-së bënë thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike. Nga ana e tij, Sali Berisha vlerësoi figurën e Sabri Godos dhe rolin e aleancës së Partisë Republikane në procesin e integrimit euroatlantik. Kreu i demokratëve e shfrytëzoi rastin për të theksuar nevojën për reagim qytetar dhe për një qeveri teknike, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)