"Kryengritje paqësore në 10 shkurt", Berisha: Peleshi censuroi mesazhin e DASH

Në një dalje për mediat kreu i demokratëve Sali Berisha akuzoi kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, se ka censuruar mesazhin e DASH.

06.02.2026. 13:12

"Pavarësisht se Peleshi i parlamentit e kishte hequr, por në takimin që bëri në Departamentin e Shtetit, citohej fjalë për fjalë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, çka parakupton rrezikun që kartelet shqiptare dhe organizatat e drogës paraqesin për vendet e tjera. Dhe ai e censuron, duhet të lexojmë njoftimin e departamentit për të marrë vesh të vërtetën e njoftimeve të SHBA. Këta janë bashkëpunëtorë në krim. Niko Peleshi që bën këtë censurë është bashkëpunëtor në krimet e Edi Ramës", tha Berisha. 

Ndaj, tha ai, rruga e vetme është kryengritja paqësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)