“Maskaradë e drejtësisë në Hagë”, Rama: Gjykata duhet të shpëtojë dinjitetin e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Gjykata e Hagës duhet të vendosë në vend dinjitetin e saj dhe të bëjë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK për të cilët Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vite burg.

22.02.2026. 09:52

“Maskaradë e drejtësisë në Hagë”, Rama: Gjykata duhet të shpëtojë dinjitetin e saj

Kryeministri Edi Rama në podcastin e së dielës është ndalur edhe njëherë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK, ku prokuroria ka kërkuar 45 vite burg për secilin prej tyre.

Kreu i qeverisë deklaroi se shpreson që kjo Gjykatë të shpëtojë dinjitetin e saj dhe të bëjë drejtësi, pasi sipas tij prokuroria dështoi të provonte se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale.

Po ashtu, Rama foli dhe për pjesëmarrjen në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në SHBA.

“Vizita në SHBA për Bordin e Paqes ishte momenti më i veçantë i javës. U ulëm në një tryezë ku po hapet një kapitulli i ri në arkitekturën globale. Më vjen mirë për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë. Përcolla botërisht shqetësimin kombëtar për maskaradën e pabesueshme të drejtësisë në Hagë, ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

Kam besim se niveli i ri i sensiblizimit për atë gjykatë pa asnjë standard demokratik, ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK ishte sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund me kërkesën mizore për 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe 3 liderët e tjerë, do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese për të bërë drejtësi dhe turpit të njollosësve të Kosovës, dinjitetit të një gjykate dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, tha kryeministri Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)