Belind Këlliçi: Ikja e Ballukut, pa Ramën, vetëm e thellon krizën

Përplasjet politike mes mazhorancës dhe opozitës janë intensifikuar pas deklaratave të fundit të kryeministrit në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministres, duke sjellë reagime të forta nga radhët e Partisë Demokratike.

01.03.2026. 12:11

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban një qëndrim të njëanshëm dhe të pajustifikuar në mbështetje të Belinda Balluku, ndaj së cilës, sipas tij, rëndojnë akuza për abuzime me tendera me vlerë 1.1 miliardë euro në 11 procedura.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Këlliçi pyet se si është e mundur që “ranë të gjitha parimet për përgjegjësi personale”, duke akuzuar Ramën për standard të dyfishtë krahasuar me raste të tjera të ish-zyrtarëve të hetuar nga drejtësia.

Sipas deputetit demokrat, qëndrimi i kreut të qeverisë nuk është as njerëzor dhe as sentimental, por lidhet me interesa të përbashkëta politike. Ai pretendon se Rama po konfirmon publikisht një ndërvarësi me Ballukun, e cila po hetohet nga SPAK, duke thelluar krizën politike dhe institucionale në vend.

“Ikja e Ballukut, pa Ramën, vetëm e thellon krizën”, shprehet Këlliçi, duke theksuar se largimi i kryeministrit mbetet, sipas tij, zgjidhja e vetme për situatën aktuale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)