Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë çështjes së rritjes së çmimit të naftës, i cili është ndikuar si pasojë e situatës së krijuar në Lindjen e Mesme për shkak të luftës mes Izraelit dhe SHBA me Iranin.
Kreu i qeverisë bëri edhe njëherë me dije se janë marrë masa për të shmangur abuzimin në treg duke ngritur një Task Forcë dhe rikthyer Bordin e Transparencës, teksa shtoi se ligji për rezervat strategjike tashmë është për konsultim publik.
Kryeministri premtoi se në këtë situatë të vështirë, prioriteti i tij do të jetë mbrojtja e pensionistëve.
“Jemi në një moment të ndërlikuar në rang global që ka impaktuar furnizimin me karburant dhe reflektohet në rritje agresive të çmimit të naftës. Kemi ndërmarrë hapa. Është ngritur një Task Forcë në Ministrinë e Financave që të rritet kontrolli dhe të shmanget abuzimi. Nuk janë vënë re abuzime. Dhe teksa është rritur çmimi kemi hyrë në regjimin e Bordit të Transparencës, i cili nuk do lejojë që të shfrytëzohet kriza. Është marrë një vendim për të ndërhyrë me një masë të përkohshme në akcizën e naftës duke e ulur me 20% duke u lehtësuar barra.
Ajo që ne na intereson e para është që të mbrojmë pensionistët. Niveli i rritur që do vijë në arkë nga rritja e çmimit do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët.
Ligji për rezervat strategjike është në konsultim publik. Paralelisht po përgatitemi për një faktor publik në treg që do të ketë barrën, që së bashku me një sërë masash të bëjë një ndërhyrje për vendosjen e një ekuilibrit krejt të ri përsa i përket transparencës në tregun e naftës, dhe një fenomeni që është evazioni dhe kontrabanda e naftës, duke përfituar dhe nga regjimi tranzit dhe duke bërë marifete që iu ka ardhur fundit”, tha Rama në podcast.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)