Berisha përkujton masakrën e 2 prillit: Vepra e 4 martirëve, frymëzim për betejën për votën e lirë

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi ashpër edhe zhvillimet aktuale politike, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të pushtetit dhe duke theksuar se misioni i Partisë Demokratike mbetet garantimi i votës së lirë.

02.04.2026. 11:47

Berisha përkujton masakrën e 2 prillit: Vepra e 4 martirëve, frymëzim për betejën për votën e lirë

Në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të Masakrës së 2 Prillit 1991 në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nderoi 4 dëshmorët që humbën jetën gjatë protestave kundër regjimit komunist.

Berisha theksoi se ngjarja e 2 prillit erdhi si reagim i të rinjve shkodranë pas zgjedhjeve të para pluraliste, të cilat ai i cilësoi si farsë.

Ai u shpreh se sakrifica e tyre hapi rrugën për rrëzimin e diktaturës dhe për vendosjen e votës së lirë në Shqipëri, duke shtuar se kjo ngjarje pati jehonë ndërkombëtare dhe u kthye në simbol të lirisë.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi ashpër edhe zhvillimet aktuale politike, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të pushtetit dhe duke theksuar se misioni i Partisë Demokratike mbetet garantimi i votës së lirë.

“Përulemi para 4 dëshmorëve që sakrifikuan jetën pëer vlerat më të arrira që ne dëshirojmë. 35 vite më par, 2 ditë pas farsës elektorale, gjimnazistët e Shkodrës ndërprenë mësimin në një formë proteste paqësore. Ata protestuan në dëshpërim të thellë sepse diktatori i fundit, partia e tij dhe zgjedhjet pluraliste pas 50 vitesh i shndërroi në një farsë. Zhgënjimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe ata dolën në protestë përballë godinës së krimit dhe mbi ta u shkrehën breshëri pa fundme mitrolozësh.

Ranë në këtë shesh për t’u nderuar nga ne përgjithmone. Sot pas 35 viteve përkujtojmë heronjtë e 2 prillit. Familjarët e kanë të hapur plagën e tyre dhe asgjë nuk mund ta mbyllë. Duhet të jetë një ngushëllim për ta sepse martirizimi i tyre në këtë shesh hapi rrugën që shqiptarët të votojnë të lirë. Bëri të mundur që shqiptarët të përmbysin regjimin më mizor që Evropa kishte njohur. Masakra e 2 prillit pati një jehonë të madhe. Kauza që mbrojtën Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku, u bë një kauzë e njerëzve të lirë në mbarë botën.

Sot asgjë nuk mbyll plagën e hapur nga dora e diktaturës. Sot ju siguroj se bijtë tuaj, janë më të gjallë se kurrë në kujtimin dhe nderimin tonë. Vepra e tyre është më frymëzuese, është kushtrim i vërtetë për shqiptarët që të sakrifikojnë me votën e lirë. 3 vite më parë masakrës, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama firmosën varjen e një poeti sepse kishte shkruar për Kosovën, për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Sot Rama përdor pushtetin për t’u pasuruar.

Në këtë kuadër kurrë më shumë se sot nuk është aktuale, më frymëzuese sakrifica e martirëve të 2 prillit. Jemi të betuar, PD është betuar se misioni i saj kryesor është rikthimi i votës së lirë. Kam besim se Shkodra do e përmbush këtë mision me vendosmëri”, tha Berisha ne ceremoni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)