Një përplasje e ashpër verbale është regjistruar në nisje të seancës së Kuvendit mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputetit deputetit Fatmir Mediu.
Përplasja mes dy ligjvënësve ka nisur pas një debati në lidhje me paralajmërimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara se Shqipëria mund të jetë në shënjestrën e grupeve iraniane.
Balla i kërkoi Mediu që të mos sillet si zëri i Shqipërisë në SHBA teksa i kërkoi të shkojë dhe të japë llogari për tragjedinë e Gërdecit.
“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep hesap para drejtësisë, ke vrarë 26 veta,” u shpreh Balla.
Mediu më herët kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi situatën e sigurisë lidhur me rrezikun nga Irani.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)