Fondi Social 2026 prezantoi 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për persona me aftësi ndryshe, të moshuarit dhe vajza e gra viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror. Risi e këtij procesi është shtrirja në nivel vendor i programit.
"Është rritur 6 herë buxheti nga momenti kur nisëm këtë përpjekje, është 17% më i lartë këtë vit se vitin e shkuar. Por buxheti nuk i thotë të gjitha, për këtë arsye duhet që këtë proces ta thellojmë, ta bëjmë më të konsoliduar dhe ndërkohë të rrisim cilësinë e jetës nën strehën e kujdesit shoqëror”, tha kryeministri Edi Rama.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha se do të vijojë mbështetja e projekteve të tilla nga institucionet eruopiane. "Ne po investojmë më shumë se 100 milion euro nëpërmjet projekteve, për punësimin dhe gjithëpërfshirjen sociale. Këto plotësohen më tej edhe me Planin e Rritjes. Por shifrat nuk ndryshojnë jetë, është puna në terren që e arrin këtë gjë", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)