Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim për besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama uroi: “Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar”.
Muaji i Ramazanit nis ditën e nesërme dhe për myslimanët përbën një periudhë reflektimi shpirtëror, pastrimi të brendshëm dhe përkushtimi ndaj adhurimit. Besimtarët do ta përjetojnë këtë muaj përmes agjërimit, lutjeve dhe veprimeve bamirëse, duke thelluar vetëdijen shpirtërore dhe solidaritetin me komunitetin.
Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga shtyllat kryesore të Islamit dhe praktikohet nga më shumë se një miliard besimtarë myslimanë në mbarë botën. Përveç dimensionit fetar, ai mbart përfitime shpirtërore dhe fizike, duke nxitur vetëkontrollin, pastrimin e shpirtit dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj nevojtarëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)