Banorët e Vlorës do të përballen sërish me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, këtë herë për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin kryesor të ujësjellësit. Ujësjellësi i Rajonit Vlorë njoftoi se ditën e martë, më 24 shkurt, stacioni kryesor i qytetit do të ndalet përkohësisht.
Kjo ndërhyrje do të bëhet në kuadër të lidhjes së rrjetit të ri me infrastrukturën ekzistuese. Punimet janë pjesë e projektit për përmirësimin dhe modernizimin e furnizimit me ujë. Zonat që do të mbeten pa ujë për një pjesë të ditës janë: Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 Korriku, Kalaja dhe Jonufra.
Pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesa të përkohshme vetëm gjatë pasdites, ndërsa mëngjesi do të jetë normal. Sipas Ujësjellësit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet të mërkurën në mëngjes, sapo përfundojnë punimet. Banorët këshillohen të bëjnë rezervat e nevojshme për konsum gjatë ndërprerjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)