Teknologjia kundër përmbytjes së banesave, ideja revolucionare që pritet të adoptohet gjërësisht

Deri në vitin 2035, përllogaritet se deri në 300 milionë persona të tjerë mund të preken, veçanërisht në qytetet bregdetare.

04.02.2026. 20:03

Teknologjia kundër përmbytjes së banesave, ideja revolucionare që pritet të adoptohet gjërësisht

Përmbytjet janë një prej katastrofave natyrore më të zakonshme me të cilën njerëzit rrezikojnë të përballen në çdo kohë. Ndodhi në Shqipëri, Greqi dhe Itali, ashtu sikurse po ndodh aktualisht edhe në Spanjë.

Me rritjen e nivelit të deteve dhe përkeqësimin e stuhive, miliarda njerëz përballen me rreziqe gjithnjë e më të mëdha nga përmbytjet. Deri në vitin 2035, përllogaritet se deri në 300 milionë persona të tjerë mund të preken, veçanërisht në qytetet bregdetare.

Toka të pushtuara nga uji, shtëpi të shkatërruara dhe pasoja që ndikojnë në jetën e njerëzve. Por, a mund ta imagjinoni shtëpinë tuaj të ngritet vetë për të shpëtuar nga përmbytjet? Kjo do të ishte zgjidhja ideale për të shpëtuar gjithçka që civilët kanë të dashur.

Shtëpitë që ngrihen vetë përdorin sensorë hidraulikë dhe themele lundruese, për tu ngritur gjatë përmbytjeve. Kjo është një teknologji që tashmë ka nisur të përdoret. Ideja revolucionare pritet të adoptohet më gjerësisht në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)