Kina prezanton kinemanë e parë nënujore në botë, por ka një kleçkë

Publiku në sallë mban maska për zhytje, ka flluska ajrit që ngrihen, mure xhami dhe ndjesia reale e jetës nënujore.

24.02.2026. 11:57

Kina prezanton kinemanë e parë nënujore në botë, por ka një kleçkë

Të shohësh një film teksa peshqit notojnë mbi kokën tënde. Duket si një ide e dalë nga filmat e fantashkencës, por ndonjëherë videot virale përhapin një vizion, përpara se ai të shndërrohet në realitet.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë videot që pretendojnë se në Kinë është hapur kinemaja e parë nënujore në botë. Pamjet kanë mahnitur miliona përdorues, duke krijuar përshtypjen e një salle filmash të ndërtuar plotësisht nën ujë. Me maska për zhytje, flluskat e ajrit që ngrihen, mure xhami dhe ndjesia e jetës nënujore.

Megjithatë, realiteti është ndryshe. Sipas raportimeve, videot nuk tregojnë një kinema të përhershme nënujore. Ato vijnë nga shfaqje eksperimentale filmash në rajonin Guangxi. Bëhet fjalë për një sallë kinemaje 4D me tematikë oqeanike. Projektimet, efektet vizuale dhe dizajni i ambientit janë ato që krijojnë ndjesinë e zhytjes nën ujë.

Ekspertët e industrisë së argëtimit theksojnë se koncepti i një kinemaje të vërtetë nënujore do të kërkonte investime të mëdha teknologjike dhe masa të larta sigurie, duke e bërë atë një projekt tejet kompleks për t’u realizuar. Fakti që një ide e tillë duket spektakolare vetëm falë efekteve, mund të bëjë që në të ardhmen ky koncept të kthehet në një projekt real.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)