Trump: Bonus 1776 dollarë për çdo ushtar amerikan për Krishtlindje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se 1,776 dollarë do të shpërndahen për çdo ushtar në shërbim aktiv, duke prezantuar të ashtuquajturin “Dividenti i Luftëtarit” gjatë fjalimit të fundit kombëtar nga Shtëpia e Bardhë.

Burimi: Newsmax

18.12.2025. 08:49

Trump: Bonus 1776 dollarë për çdo ushtar amerikan për Krishtlindje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se çdo ushtar në shërbim aktiv do të përfitojë një bonus prej 1,776 dollarësh për Krishtlindje, një pagesë që administrata e tij e ka quajtur “Dividenti i Luftëtarit”.

Njoftimi u bë gjatë fjalimit të fundvitit nga Shtëpia e Bardhë. Sipas Trumpit, bonusi do të përfitohet nga rreth 1.45 milionë pjesëtarë të forcave të armatosura dhe çekët kanë nisur tashmë të shpërndahen, duke mbërritur para Krishtlindjeve.

“Jam krenar të njoftoj se 1,450,000 pjesëtarë të ushtrisë do të marrin një pagesë speciale. Ne e quajmë “Dividenti i Luftëtarit” para Krishtlindjeve, në nder të themelimit të kombit tonë në vitin 1776”, deklaroi Trump gjatë fjalimit.

Ai theksoi se shuma 1,776 dollarë është zgjedhur me qëllim simbolik, për të nderuar vitin e Pavarësisë së SHBA-së, në prag të 250-vjetorit të themelimit të shtetit amerikan që do të festohet gjatë vitit të ardhshëm.

“Po i dërgojmë çdo ushtari 1,776 dollarë. Çekët janë tashmë në rrugë. Askush nuk e meriton më shumë se ushtria jonë. Urime të gjithëve”, u shpreh presidenti.

Trump e lidhi drejtpërdrejt këtë bonus me të ardhurat e shtuara të qeverisë federale, duke argumentuar se tarifat tregtare dhe ndryshimet në politikat ekonomike kanë sjellë më shumë të ardhura sesa ishte parashikuar.

“Kemi fituar shumë më tepër para sesa mendonte kushdo, falë tarifave dhe ligji na ndihmoi shumë,” tha ai.

Fjalimi, i fundit kombëtar për këtë vit, u përdor nga Trump si një bilanc i mandatit të tij të dytë, me theks te rritja e të ardhurave, investimet në prodhimin vendas dhe mbështetja për forcat e armatosura, të cilat ai i cilësoi si shtyllë kyçe të sigurisë dhe fuqisë ekonomike të SHBA-së.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)