Presidenti Donald Trump bëri me dije se ushtria e Shteteve të Bashkuara ndërmori një sulm vdekjeprurës kundër militantëve të Shtetit Islamike në veriperëndim të Nigerisë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se sulmi kishte në objektiv atë që ai e quajti “llumin e terroristëve”, i cili është përgjegjës për vdekjen mizore të qindra të krishterëve të pafajshëm.
Sipas Trump shtoi se operacioni u krye në koordinim me autoritetet nigeriane, teksa e cilësoi atë si tepër perfekt dhe preciz. Deri në këto momente nuk ka të dhëna për numrin e viktimave nga ky sulm.
Ministri i Jashtëm nigerian, Yusuf Maitama Tuggar deklaroi për mediat e huaja se operacion i përbashkët synonte terroristët dhe nuk kishte të bënte me ndonjë fe të caktuar.
Tuggar nuk përjashtoi sulme të mëtejshme, duke thënë se kjo varet nga vendimet që do të merren nga udhëheqja e të dy vendeve.
Në nëntor, Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të përgatitej për veprime në Nigeri për të luftuar grupet militante islamike.
Grupet që monitorojnë dhunën thonë se nuk ka prova që sugjerojnë se të krishterët po vriten më shumë sesa myslimanët në Nigeri, e cila është e ndarë përafërsisht në mënyrë të barabartë midis dy feve.
Grupet xhihadiste si Boko Haram dhe Shteti Islamik i Provincës së Afrikës Perëndimore kanë shkaktuar kaos në Nigerinë verilindore për më shumë se një dekadë, duke vrarë mijëra njerëz.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)